Albin Kurti ka shpallur fitoren e Vetëvendosjes.

Në një dalje për mediat ai tha: “Si kryeministër i ri shpall fitoren e VV. Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur. Sot në festë, nesër nisim përgatitjet për formimin e qeverisë. Falenderoj qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për votë të lirë.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve po kthehet në festë Kombëtare. Do t’ia bëjmë të mundur diasporës votimin në vendet ku ata janë. Që nesër do
të vendos kontakte me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dialogu ka qenë sfidë pasi kemi patur njerëz të papërgatitur.

E marr përgjegjësinë për të udhëhequr këtë dialog. Duam që marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë të mos ngelen tekst në letër. Me LDK kemi
patur bashkërendim të mirë opozitar, ia shtrij dorën e bashkëpunimit. Do të shikoni më pak pushtet dhe më shumë shtet”, tha ai.

Ndërkohë aktualisht VV kryeson me 175.679 vota, e ndjekur nga LDK me 168.647 vota.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA