Një aksident është shënuar para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht. Dy automjete të tipit “Renault” dhe “Mazda” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se drejtuesi i mjetit “Renault”, shtetasi Lulzim Cami është në gjendje të rëndë, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi me iniciale D.A., pasagjer në “Renault”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA