28/12 09:43
Ka nisur procesi zgjedhor në Kosovë. Kësaj radhe për dallim nga zgjedhjet e kaluara kemi disa risi.
Gazetari Muhamed Veliu intervistoi analistët Jeta Xharra dhe Enis Veliu të cilët treguan risitë e këtyrë zgjedhjeve.
“Risia më pozitive është fakti që partitë kanë botuar programet e tyre elektorale. Përjashtim për botimin e programit bën vetëm PDK-ja. Gjithashtu risi janë edhe koalicionet që në parim mund të dukeshin të pamundura”- tha Jeta Xharra.
“Ndryshe nga herët e tjera fushata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur përplasje të ashpra mes partive siç ka ndodhur në partitë e tjera”- tha Enis Veliu.
Top Channel