Wolves mposht Manchester City-n, fitojnë Chelsea dhe Arsenal

06/10/2019 17:07

Manchester City është mposhtur nga Wolves në shtëpi me rezultatin 0-2, duke bërë edhe një hap tjetër prapa në garën për titullin kampion dhe tashmë e shikon veten -8 pikë nga Liverpooli kryesues.

Pas tetë takimesh City ka 16 pikë, teksa Liverpool është me pikë të plota,24.

Dy golat e miqve i shënoi Traore në minutën e 80 dhe 94-ër.

Fitore me rëndësi edhe për Chelsean e Lampard në fushën e Southampton me rezultatin 1-4.

Sa i përket ndeshjes Arsenal-Bournmouth, është mbyllim me rezulatin 1-0 në favor të vendasve falë golit të David Luiz.

Sa i përket renditjes së Premier League, Arsenali është ngjitur në vend të tretë me 15 pikë e ndjekur nga Leicester, Chelsea, Crystal Palce me nga 14 pikë.

 

Top Channel