Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane hedhur shumë energji në arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Pas zgjidhjes së ngërçit dhjetëra vjeçar të emrit të Maqedonisë së Veriut, vëmendja u fokusua edhe më tepër tek dialogu Prishtinë-Serbi dhe përpjekjet për arritjen e asaj që Washingtoni e përshkruan si “marreveshje paqeje“ mes Prishtinës e Beogradit, e cila është kthyer gati në një nyje gordiane për komunitetin ndërkombëtar.

Të dy palët kanë lënë madje të kuptohet se do të pranonin cdo lloj ujdie me të cilën do të binin dakort serbët e kosovarët e që do të ishte e zbatueshme, dhe kjo, në kohën kur qarkullonte ideja e Hashim Thacit për “korigjim të kufijtë“, me të cilën ai asnjëherë nuk e sqaroi qartë se çfarë nënkuptonte, por që shumë e lidhën me shkëmbimin e territoreve.

Ideja u prit me kritika të ashpra nga pjesa më e madhe e forcave politike në Kosovë, por më fort kundër saj e ngriti zërin Ramush Haradinaj; përplasjet mes tij dhe kreut të shtetit, u bënë publike.

Washingtoni megjithatë dha sinjale se konsideron që tani është koha për arritjen e ujdisë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre drejt arritjes së këtij synimi historik. Vetëm pak përpara zgjedhjeve në Kosovë, presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si i ngarkuar special për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, duke shkaktuar habi për faktin se u mendua gjerësisht që këtë rol do ta përmbushte përfaqësues Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Caktimi i Grenellit u pa shumë shpejt si dëshmi e faktit që SHBA vazhdon të jetë e interesuar për zgjidhjen e konfliktit, por nga ana tjetër, mendohet se mund të sjellë më shumë ngatërresa për dialogun. Analistët mendojnë se ky emërim I diskutueshëm mund t’i ngarkojë më tej marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit dhe ta dobësojë aftësinë e fuqive perëndimore për të ndërmjetësuar njëzëri në rajon.

DW kujton se periudha relativisht e shkurtër (prej majit 2018) e Grenellit si ambasador në Berlin, u mbush me polemika qe e bënë atë një prej ambasadorëve më të diskutuar të SHBA-së në Gjermani. As as në marrëdhëniet Ballkan-Berlin, sjellja e Grenellit nuk ka qenë gjithmonë diplomatike, tha Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor.

Weber kujton vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, i cili u takua atëherë vetëm me ambasadorin amerikan dhe askënd tjetër, çka sipas tij tregon se Grenell favorizon më shumë çështjen e ndryshimit të kufijve: „Emërimi i tij është dëshmi e faktit se Washingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, ishte pohimi i tij në intervistën për DW, duke shtuar se parashikon që „ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.

Një farë shqetësimi e ka shkaktuar ndërkohë edhe fakti që ngarkuari I ri I BE-së me çështjet e jashtme nga ana tjetër, Jospeh Borrell pritet të caktojë një të dërguar të bllokut europian për dialogun, e kjo në kohën kur vetë Borrell vjen nga Spanja, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel