LDK: Aktivistë të PDK-së sulmojnë fizikisht arsimtarin e shkollës në Kçiq të Madh

06/10/2019 17:00

Sipas LDK në Kosovë disa aktivistë të PDK-së, kanë sulmuar fizikisht Fidan Kamberin, arsimtar në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

“LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla”, njofton zyra për Informim e LDK-së.

Vijon…

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta