
04/03 08:03
Kandidati i PDK-së për deputet, Blerim Latifi, i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit, të hetojë disa persona kjo sepse sipas tij, disa persona janë duke ushtruar presion mbi votuesit.
Latifi ka shkruar përmes një shkrimi në Facebook, se presioni për votat po ndodh në Prekaz.
“Thirrje prokurorisë Kosovës. Në Prekaz të Epërm nga disa banditë është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve. Thërras prokurorinë e shtetit të veproj”, ka shkruar Latifi./Gazeta Express
Top Channel