28/11 22:00
Juventus ka mposhtur Interin në ndeshjen kryesore të javës së 7 dhe ka marrë kryesimin e Serie A.
Sfida u hap që në minutën e 4 pas golit të argjentinasit Dybala.
Vetëm 14 minuta do zgjaste gëzimi i miqve pasi Lautaro konverton në gol një 11-metërsh.
Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, është Higuain ai që shënon golin e fitores për miqtë.
Juventus momentalisht ka 19-pikë, ndërsa Inter 18.
Top Channel