Një 33-vjeçar është arrestuar në Kamëz për armëmbajtje pa leje.

Pas informacioneve të qytetarëve, se Gj.K, banues në Tiranë mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të kundraligjshme, policia kreu një kontroll në banesën e tij ku sekuestroi Një armë zjarri pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA