Netanyahu tha se lufta do përfundojë shumë shpejt, reagon Garda e Iranit: Po ndërtojmë ende raketa, do vazhdojmë derisa armiku të shterohet
Në vitin 1985, një vrasës serial në Kansas vrau 10 gra në dy shtete.
Mes tyre ishte Lisa Stasi, një nënë 19-vjeçare të cilës nuk iu gjet kurrë. Ajo kishte dalë me vajzën e saj 4-muajsh dhe më pas u zhduk, bashkë me foshnjën.
Në vitin 2000, hetuesit arritën në një përfundim tronditës për atë që kishte ndodhur me vajzën 4-muajsh të 19-vjeçares së vrarë, të quajtur Tifani.
Pasi kishte vrarë Lisa Stasin, vrasësi, Xhon Robinson, ishte larguar nga skena e krimit me foshnjen e saj në krahë. Më pas falsifikoi letrat e birësimit dhe ia dha fëmijën të vëllait, i cili nuk mund të lindte fëmijë me gruan e tij. Ata e quajtën Heather.
Hetuesit besojnë se prindërit birësues nuk e dinin që Xhoni, i cili ishte baba dhe gjysh, ishte në fakt një vrasës gjakftohtë.
Xhoni u arrestua në vitin 2000, por hetimet e mëtejshme çuan drejt zbulimit të dy trupave të tjerë të fshehur nëpër fuçi, në një magazinë që Xhon Robinsoni e kishte marrë me qira.
Xhoni e pranoi fajin në gjyq dhe u dënua me vdekje.
Top Channel