Tirana ka studentët më të pakënaqur.
Referuar Sondazhit Kombëtar të Studentëve, 3 universitetet që regjistrojnë të rinjtë me mesataren më të lartë , nuk arrijnë të plotësojnë pritshmëritë e tyre.
Rezultatet e Sondazhit të Studentëve tregojnë një panoramë të plotë të gjendjes së institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, ku mbi 50% e tyre shprehin shqetësimin për funksionimin, transparencën apo infrastrukturën e universiteteve ku të rinjtë ndjekin studimet e larta.
Sondazhi u zhvillua për herë të parë pas protestës së studentëve. Nga 16 prilli deri më 5 maj studentët ju përgjigjën 100 pyetjeve nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, e ndërsa më 1 tetor dolën problematikat e shquara ne pyetësor.
Top Channel