Policia në qytetin e Durrësit ka arrestuar dy shtetas, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri midis tyre.

Dy autorët tentuan të largohen me automjetin e tyre por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Njëri prej tyre po qëllonte me armë zjarri në ajër, por policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka vënë nën pranga shtetasit A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa fishekë luftarakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA