Brenga e madhe e profesor Tupes për të birin me autizëm: Po kur unë të mbyll sytë, çfarë do ndodhë me të…

04/10/2019 17:22

Pedagogu dhe publicisti i mirënjohur, Edmond Tupe, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një rrëfim për djalin e tij të prekur nga autizmi, të cilit i ka dedikuar edhe letrën e ndjerë që theu rrjetin tre vjet më parë e tashmë ka nisur të qarkullojë sërish.

Profesor Tupja tregoi se sa e vështirë është për të dhe bashkëshorten rritja e Gesit, i cili edhe pse 32 vjeç, mendon dhe vepron si një fëmijë 4 vjeçar. Përpos kujdesit të veçantë dhe dashurisë që ata si prindër vazhdojnë t’i falin çdo ditë Gesit të tyre, profesori ngriti shqetësimin se çfarë do ndodhë me të birin, pasi ai dhe e shoqja të mos jetojnë më.

“Është një brengë e madhe për një prind , që të mendojë ditën kur ai do të mbyllë sytë, kush do të kujdeset për atë fëmijë. Ky është problemi i madh, që të heq gjumin, të heq oreksin, të heq gjithçka…të heq shijen e jetës”, tha më pas ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA