Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Shkodër, ku janë përplasur dy makina dhe si pasojë një person është në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas njoftimit të policisë makina e drejtuar nga shtetasi me inicialet E. K ka goditur një makinë që ka qenë ndaluar anash rrugës.

Drejtuesi i mjetit që ka qenë i ndaluar është në gjendje të rëndë në spital, teksa E.K është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish SMT, fshati Dobraç Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qenë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA