“3 Musketierët” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth koncertit “Rock nën kurorën e ullirit”, aty ku ata do të performojnë shumë nga hitet e tyre.

Me një miqësi të vjetër që daton 30 vjet më parë, këngëtarët u vunë përballë një loje në studio, ku duhet të tregoheshin të sinqertë përballë pesë situatave ngacmuese.

Të pyetur nëse kanë kënduar ndonjëherë muzikë tallava, Redoni dhe Sandri thanë menjëherë jo, por ajo që surprizoi ishte përgjigjia e Eltonit.

“Kur kam dalë nëpër dasma në vitet 90-të, kam kënduar unë”, tha Eltoni, duke iu referuar këngëve tipike të dasmave dhe ahengeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA