Fushë-Krujë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 40 vjeçarit
03/10/2019 09:05
Në Fushë-Krujë ka ndodhur përsëri një shpërthim me lëndë plasëse. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit me iniciale A.P 40 vjeç ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur prombleme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel