Çfarë mendon Rudina Xhunga për kolegët dhe emisionet e tjera politike?

03/10/2019 05:21

Këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në Top Channel ishte e ftuar gazetarja e njohur Rudina Xhunga.

Me një karriere disavjeçare në gazetari, Rudina nuk mund të mos ngelej pa pyetur se çfarë mendon ajo për kolegët e saj dhe sidomos për ata që kanë emisione politike në media.

“Kur je pjesë e një gjëje nuk duhet të flasësh, sepse i bie të shash apo të lavdërosh një gjë në të cilët ti je vetë pjesë. Kështu që unë nuk them dot asgjë të keqe, por padyshim emisionet politike kanë qenë më të mira”, është shprehur Rudina Xhunga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA