Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i pestë, ndërron jetë gruaja
02/10/2019 19:12
Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak orësh në Tiranë, ku sipas njoftimit të policisë një grua 42-vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Gjura” dhe dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rëndë psikologjike. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel