Muaji tetor sapo ka hyrë dhe ky muaj ka simbol fjongon rozë e cila rikujton çdo vit, çdo grua, se duhet të bëjë një vizitë të gjirit.

E ndërsa politikanët nxitojnë të përdorin fjongon rozë si PR të tyre merrni vetëm mesazhin e fjongos, “Shko bëj një kontroll të gjirit”.

Dhe ky mesazh duket se ka sjellë një realitet ndryshe edhe në Shqipëri. Në institutin e Shëndetit Publik kur raportohen të dhënat për të gjithë Shqipërinë shprehen optimistë për rritjen e numrit të vizitave që bëjnë gratë dhe uljen e vdekshmërisë.

Numërohen 700 raste të reja në vit dhe kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh në popullatë por nëse diagnostikohet në kohë, shërohet
Po çfarë është kanceri i gjirit? Bëhet fjalë për rritje jashtë kontrollit dhe përhapje të qelizave jo normale të indit të gjirit.

Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor i cili shkatërron indin normal dhe nëse nuk mjekohen përhapen ngadalë në të gjithë trupin. Ndaj një vizitë tek mjeku një eko gjiri apo mamografi shpëton jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA