Glaukoma është dëmtimi i nervit optik të syrit ose Neuropatia. Mjekët po japin alarmin, pasi është sëmundja e dytë në botë që shkakton verbërinë, pas kataraktës.
Ne vendosëm të matnim tensionin e syrit me mjeken okuliste, Suzana Zhuka. Procedura nisi në orën 10.25 minuta.
“Edhe nëse tensioni i syrit është normal, kjo nuk do të thotë se nuk ke glaukomë. Kjo pasi kontrolli nëse ke glaukomë ose jo nis me matjen e tensionit të syrit dhe vazhdon me ekzamime te tjera”, u shpreh Suzana Zhuka, mjeke okuliste.
“Glaukoma është një sëmundje tinëzare, që bashkëjeton me njeriun dhe papritur ai vjen tek mjeku dhe thotë, se ka ulje të shikimit te një sy ose te të dy. Mjekimi për glaukomën vazhdon gjithë jetën. Ajo mjekohet, por nuk shërohet. Nuk ka lidhje as me ushqimin, as me ambientin. Është sëmundje që edhe trashëgohet. Pacientet me diabet apo tension të lartë gjaku bashkëjetojnë me një lloj glaukomë sekondare”, shton Suzana Zhuka.
Në 20 vite punë, mjekja tregon se ka mbi 1000 pacientë kronikë me glaukomë. Ka glaukomë me kënd të mbyllur dhe kënd të hapur.
“Glaukoma me kënd të hapur nuk jep shenja klinike. Ajo me kënd të gjerë ka dhimbje te forta të syve, vjellje dhe dhimbje koke dhe pacienti vjen I alarmuar tek mjeku, sepse tensioni i syrit është mbi 41, nga 12 që duhet të jetë normalisht”, thotë mjekja.
Mjekja rekomandon që personat që nuk ndjejnë probleme me shikimin të kryejnë vizita rutinë tek okulisti një herë në 6 muaj.
“Çdo njeri qe ka mbushur 40 vjeç rekomandohet të kryejë vizitë tek okulisti. Thirrja që bëjmë sot është se duhet të matet tensioni i syrit, ke apo nuk ke probleme me shikimin”, nënvizon mjekja.
Top Channel