Pas çlirimit të bustit të “Vojo Kushit” nga ndërtimet pa leje që kishin mbirë si kërpudha në këto vite tranzicioni, Bashkia e Tiranës nisi punën për transformimin e të gjithë hapësirës duke krijuar ambient çlodhës për të gjithë grupmoshat.

Përveç stolave, janë krijuar edhe lojëra shahu, ndërsa në shesh janë krijuar lojëra të ndryshme për fëmijët që të kalojnë disa orë të këndshme pranë banesës së tyre.

Në këto katër vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut.

Çlirimi nga ndërtimet pa leje i bustit të heroit “Vojo Kushi” te ish-trekëndëshi i Selvisë, ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet, vjen në prag të 75 vjetorit të çlirimit të vendit.

Në fillim të punimeve për të transformuar këtë shesh, nisma e Bashkisë së Tiranës hasi në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA