Top Talk/ Presidenti i Tiranës për akuzat e Partizanit: Akt Terrorist? Hetimet provojnë diçka tjetër

01/10/2019 16:05

Presidenti i Ekipit të Futbollit Tirana Refik Halili në një rrëfim ekskluziv këtë të martë për Top Talk foli për dhunën që i parapriu derbit me Partizanin këtë të shtunë.

Ai dënoi dhunën dhe u distancua nga ngë një grup tifozësh të papërgjegjshëm sipas tij që po penalizojnë të gjithë imazhin dhe Klubin e Tiranës. Halili iu kundërpërgjigj edhe akuzave të Klubit Partizani që pretendon se në stadium u shmang një akt terrorist.

“Nuk ka asnjë element që të provojë këto pretendime”, thotë kreu i bardhë e bluve.

“Hetimet do të tregojnë se objektet e gjetura që pretendohet se ishin eksploziv, janë thjeshtë tymyese ngjyrë blu të vendosura nga individë që kundërshtojnë vendimin e mëparshëm të klubit të Tiranës që në Stadiumin “Selman Stërmasi” të lejohet të luajë edhe klubi rival  i Partizanit”, tha ai.

Halili ngarkon me përgjegjësi kompaninë që kishte marrë përsipër sigurimin e eventit pasi sipas tij nuk ka kryer siç duhet kontrollin fizik të tifozëve për mjetet dhe parrullat e ndaluara.

“Tirana distancohet nga çdo akt i dhunshëm fizik ose verbal “- tha presidenti i klubit bardhë e blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA