Pas humbjes, Fatos Nano jep dorëheqjen si kryetar i PS. Nga votimet për kryetarin e ri të partisë më 9 tetor 2005 fitues doli Edi Rama.

Një muaj më pas vjen në Tiranë George Soros. Por këtë radhë vizita e tij bëri bujë të madhe mediatike. Aq shumë u transmetua në media kjo vizitë, sa edhe sot, mendohet gabimisht, se kjo ishte hera e parë e tij në Shqipëri.

Në këtë vizitë Soros bëri 3 takime kryesore: Me kryeministrin Berisha, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edi Ramën dhe Drejtuesin e Lëvizjes Mjaft, Erion Veliajn.

Takimi me Berishën ishte pa praninë e medias. Dhe sot nuk gjen dot as edhe një foto të vetme nga ai takim.

Ndërkohë e kundërta ndodhi në kampin tjetër. Të gjitha mediat ishin prezente kur Rama i dha çmim Soros, si qytetar Nderi i Tiranës.

Në takimin tjetër, që moderohej nga drejtuesi i Lëvizjes MJAFT të Erion Veliajt, Soros bisedoi me orë të tëra me 50 të rinj të shoqërisë civile.

Lëvizja “MJAFT” ishte në atë kohë mjaft e njohur për protestat e saj antiqeveritare. Por pak veta e dinin që kjo lëvizje ishte një projekt i financaur me paratë e fondacionit Soros. “Mjaft” u krijuar në vitin 2003 dhe u mendua si një projekt që do të zgjaste vetëm 4 muaj. Por duke parë popullaritetin që mori, ajo u kthye në një lëvizje me mbështetje të përhershme financiare.

Drejtuesi i saj Erion Veliaj, do ti ngjiste shumë shpejt shkallët e politikës dhe do të bëhej një nga figurat kryesore të partisë socialiste, në krah të Edi Ramës.

Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se cilët ishin të preferuarit e Sorosit në politikën Shqiptare. Për më tepër Soros njihet si një njeri që mban qëndrime të hapura politike. Edhe në Amerikë ai nuk e fsheh asnjherë se cilin politikan mbështet dhe cilin kundërshton.

Kjo është në fakt e gjithë vorbulla me akuza e kundër-akuza, ku fillon në vitin 2005 e vazhdon sot e kësaj dite.

“Jam shumë i lumtur me këtë cmim por njëkohësisht takova edhe zotin Berisha. Dhe kështu askush nuk mund të më thotë që mbështes vetëm njërin krah dhe kam pasur ndërhyrje në politkën e vendit tuaj”, pat deklaruar Soros për Top Channel.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA