Tani le të kthehemi tek Edi Rama dhe Parrtia socialiste dhe lidhjet e tyre me fondacionin Soros.

“George Soros përfaqëson një filozofi politike. kjo nuk është sekret. Unë nuk them që Edi Rama nuk është ndikuar nga filozofia politike e sorosit. dhe nuk është turp. ai e pranon hapur këtë”, – tha Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë.

Edi Rama duket qartë që gëzon pëlqimin maksimal të George Sorosit. Në shtator të vitin 2013, ai ishte i ftuarve special në dasmën e George Sorosit. Gazeta britanike Telegraf, në artikullin e saj për miliarderin që martohej për herë të 3-të, përmend në mënyrë të vecantë Kryeministrin Rama, si i ftuar i veçant mes 500 të tjerëve në këtë dasmë.

Pas vitit 2005, kur Rama erdhi në krye të partisë socialiste, pati prurje të politikanëve të lidhur ngushtë në të kaluarën me fondacionin Soros. Po japim një listë më disa prej tyre.

Ndër të parët në listë pas Edi Ramës, është Erion Veliaj. Ai është politikani që e filloi jetën publike si lider i një organizate të financuar nga Soros. Më pas me hyrjen në politikë, ai e gjeti veten në krah të kryeministrit Rama shumë shpejt. Sot Veliaj, shihet si një figurë që kërkon të mbivendoset mbi Edi Ramën, megjithatë kjo mbetet për tu parë.

Figura të tjera në Partinë Socialiste, me lidhje direkte me Soros janë këta:

Arbian Mazniku – Anëtar I lëvizjes Mjaft dhe ish drejtor I institutit AXHENDA.

Engalntina Gjermeni – ish anetare bordi, e fondacionit Soros, “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Milva Ikonomi, ish anetare bordi, Soros dhe drejtues e fondacionit Besa.

Mirela Kumbaro – drejtore program fondacioni Soros.

Elisa Spiropali – Levizja Mjaft.

Ditmir Bushati – Levizja Europiane në Shqipëri.

Valentina Leskaj – Ish anëtare bordi, Soros.

Besa Shahini – Nisma për stabilitet europian.

Gent Cakaj – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën

Këta janë vetëm disa nga emrat e njerzve të Partisë Socialiste që në të kaluarën kanë pasur lidhje me Fondacion Soros. Qoftë lidhje të drejtpërdrejtë, apo edhe me përfitime fondesh nga projekte të ndryshme.

Por, aktivitetet e fondacionit Soros në Shqipëri në këto vite kanë qënë vërtetë të shumta. E përsëritëm edhe në fillim të dokumentarit, janë plot 9200 grante të dhëna në këto 28 vite. Në këtë mënyrë, vështirë se gjen ndonjë forcë politike në Shqipëri që nuk ka krijuar në një moment lidhje me fondacionin Soros.

Edhe kundërshtarët më të zjarrtë të këtij fondacioni, dikur kanë punuar për të dhe janë paguar prej tij. Një prej tyre është avokati Altin Goxhaj.

Nisur nga këto fakte shumë njerëz shkojnë në ekstrem, duke aluduar për teori konspirative. Duke parë pas cdo emri një demon që i shërben Sorosit dhe dëmton shqipërinë.

“Ne nuk mund të themi se ai është armiku i demokracisë në shqipëri. Por mund të dyshjmë se me instrumentat që ka ndëruar këtu manipulon që drejtimi i vendit të bëhet nga njerëz të cilët nuk janë përfaqësues të interesave të votuesve”, tha Përparim Kabo, akademik.

“Tentativa për të bërë fajtor Sorosin për çdo gjë, është justifikim i pamjaftueshmërisë për të denoncuar përgjegjësit e vërtetë. Të gjitha vendimet janë marrë nga shqiptarët, Sorosi nuk e ka pushtuar shqipërinë, as nuk i ka vënë pushkën tek koka dikujt”, tha Neritan Sejamini.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story

Top Channel