Do të hedhim vështrimin mbi marrdhëniet e George Soros me politkën Shqiptare. Një mardhënie komplekse që ka marrë forma të ndryshme bashkëpunimi në 28 vite.
Megjithëse flitet shumë për punën e fondacionit Soros në vitet 90 në Shqipëri, pak flitet për lidhjet e tij me figurat politike të kohës. Në intervistat e tij Soros ka deklaruar se në vitet e para e ka vizituar shpesh Shqipërinë.
Por ai nuk shfaqej shumë në publik dhe as nuk u vu re ndonjë afrimitet i vecantë me zyrtarë të lartë të vendit tonë. Këtu bën përjashtim shtatori i vitit 1999 kur ai mori një dekoratë nga presidenti I republikës Rexhep Mejdani. Soros u dekorua me urdhrin më të lartë të presidencës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Motivacioni ishte për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri.
Përtej kësaj dekorate të presidentit Meidani, marrëdhëniet e tij me qeverinë Berisha dhe Nano nuk mbahen mend si miqësore. Përkundrazi fondacioni Soros dhe Qeveria Shqiptare kanë pasur disa procese gjyqësore mes tyre. Ne po sjellim në vëmendje vetëm një process të tillë që ka ndodhur në vitin 2004 – 2005.
“Ka qenë viti 2004, dhe çështja u zgjidhe më pas në 2005. Ministria e Arsimit të asaj kohe, në kundërshtim me ligjin nuk pranonte ti rimbursonte fondacionit tvsh për ndërtimin e disa shkollave. E kishin dhënë tvsh në rastin e ministrit Ruka, por nuk i’a jepnin në rastin e Ministirt Luan Memushaj.”, tha Përparim Kabo, akademik.
Gjykata në fakt i dha të drejtë fondacionit dhe Soros mori me vendim gjyqësor, dyfishin e parave që I takonin nga shteti shqiptar.
“Dyshimet ishin që fondet ishin marrë nga Sorosi. Por nga një burim i besueshëm unë mësova se ato shkolla që ishin ndërtuar më fondet e fondacionit Soros ishin raportuar sikur ishin ndërtuar edhe me fondet e qeverisë shqiptare. Dhe i binte të jepeshin dy herë lekë. Unë nuk kam fakte vetë, por fakti që ne i paguam ato dyfish, tregon se e drejta ishte me fondacionin”, tha Përparim Kabo, akademik.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story
Top Channel