Tensionohet situata në Vlorë/ Pronarët kundërshtojnë shembjen e godinave
01/10/2019 10:37
Është tensionuar sërish situata në Vlorë, ku pronarët e godinave po kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.
Kështu, ka patur ofendime dhe kontakt fizik (shtyrje) mes pronarëve dhe punonjësve të IKMT-së.
Situata në fjalë po ndodh në rrugën kryesore, pasi pronarët nuk lejohen të hyjnë në zonën e plazhit ku po vijojnë prishjet.
Aksioni vazhdon! IKMT rinis shembjen e godinave në Vlorë
Top Channel