Sonte në Fiks Fare/ 12 vjeçarja: Abuzime seksuale në shkollë
01/10/2019 19:07
Fiks Fare do të vazhdojë sot në mbrëmje të denoncojë problemet me të cilat hasen fëmijët që jetojnë në shtëpinë e femijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion në vajzë 12 vjeçare sot tregon sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare
Mësues, psikologë, mjekë psikiatër, drejtues shkolle janë vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve që ndodhin brenda mureve të shtëpisë së fëmijës dhe shkollës ku bëjnë mësim nxënësit, por deri më sot askush nuk ka marë masa për të ndaluar këtë skandal.
Top Channel