Gigi Hadid nuk toleron kur bëhet fjala për punë.

Një komediane franceze prishi sfilatën e Channel në Javën e Modës në Paris, duke parakaluar në pasarelë bashkë me modelet e tjera.

Por Gigi ka ndërhyrë menjëherë. Video, e publikuar nga “Dazed Fashion”, tregon se si 24 vjeçarja konfrontohet me të, e kap dhe e nxjerr jashtë me dhunë.

Kjo nuk është hera e parë që komediania, Marie S’Infiltre, emri i vërtetë i së cilës është Marie Benoliel, prish evente të rëndësishme pasi në 2017 parakaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë me një numër të shkruar në shpinën e saj e me fjalët “kërkoj një rol”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA