Për dhunën e zhvilluar midis tifozëve gjatë ndeshjes së derbit Tirana-Partizani, policia e Tiranës, dhe konkretisht Komisariati Numër 2, ka proceduar penalisht 9 persona.

Njëri prej tyre është i arrestuar, i cili quhet Elton Bande, 6 po procedohen në gjendje të lirë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për dy shtetasit e shpallur në kërkim, dyshohet se ata kanë hapur tre gropa të cilat sipas policies kanë qenë mbushur me një sasi lënde prioteknike me mekanizëm shpërthyes me ndezje elektrike.

Për këtë çështje, në prokurorinë e Tiranës është hapur një hetim.

Pamjet ekskluzive te filmuara nga operator i Top Channel të shtunën, pa nisur ndeshja, ku duken kapsollet dhe mjetet e tjera shpërthyese që ishin vendosur pranë tribunës së tifozëve të partizanit.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Top Channel, se hetimi, kryesisht do të bazohet në tre gropat e hapura që kanë qenë të mbushura me lëndë shpërthyese.

Po ashtu, pritet që të përfundojë edhe akt ekspertimi për lëndën e cila ka qenë e vendosur në ato gropa, për të dhënë një verdikt final se çfarë lloj lënde ka pasur në to. Kjo do të jetë edhe pista kryesore për të cilët do të hetohen këta persona, që më pas pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzat përfundimtare.

Hetimi që po zhvillon prokuroria, bazohet në pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë, nga informacionet e punonjësve të policisë që kanë qenë prezent gjatë ndeshjes, nga informacionet e shërbimeve sekrete, por edhe dëshmitarë të cilët kanë qenë në stadium në momentin kur filloi të kishte përplasje fizike mes tifozerisë.

Burime zyrtare nga policia thanë për Top Channel se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, janë identifikuar edhe disa persona të tjerë që janë pjesë e dhunës së ushtruar rreth një orë përpara zhvillimit të ndeshjes. Edhe për ta policia pritet që të nis procedime penal.

Kujtojmë se personi i arrestuar, Elton Bande, kishte thyer masën e sigurisë që ishte vendosur ndaj tij, arrest shtëpie. Për të tashmë rëndojnë akuzat e Plagosjes së lehtë me dashje, prishja e qetësisë publike dhe largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Për 6 personat e proceduar në gjendje të lirë, rëndojnë akuzat e mosbindjes së urdhrit të policisë dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA