Policia po vijon hetimin për incidentet e dhunshme në stadiumin Selman Stërmasi ditën e shtunë.

Disa persona janë shoqëruar ndërsa po hetohet edhe për një kurth me mjete shpërthyese që ishte përgatitur kundër tifozëve të partizanit.

Top channel ka filmuar ekskluzivisht pamjet e mjeteve shpërthyese, disa kapsolla të lidhura në seri për shpërthim me komandim elektrik dhe shashka artizanale të përgatitura shumë më herët. Këto pamje janë tashmë edhe në dorën e policisë së shtetit.

Gazetari i Top Channel Andi Bora dha detajet më të reja nga ngjarja.

Top Channel