Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikun në zbulimin e autorëve të një vrasje.

Topchannel duke iu referuar medias angleze raporton se policia e zonës Cleveland publikoi dy foto të personave që sipas kësaj policie janë shqiptarë të përfshirë në vrasjen e emigrantit kurd Hemwand Ali Hussain.

“Të dy këta persona të cilët ne duam ti intervistojmë në lidhje me ngjarjen janë shqiptarë” thotë policia e Cleveland.
Në kohën kur ka ndodhur vrasja thotë policia e Clevenland këta persona ishin në Teesside.

Fotoja e parë e të “dyshuarit A” i përket një personi i cili sipas informacioneve të marra nga detektivët anglez ishte pasagjer në një automjet tip Mercedes E Class.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA