
24/02 22:34
Blogerja simaptike Sarah Berisha dhe motra e saj më e madhe, Ditea, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth marrëdhënies dhe përditshmërisë së tyre.
Të vëna përballë një sfide, motrat Berisha u përgjigjen me sinqeritet disa pyetjeve ngacmuese, që kishin për qëllim të zbulonin më shumë nga lidhja mes tyre.
Sa i përket lidhjeve të dashurisë, Sarah tha se e motra e ka dhënë më herët puthjen e parë dhe gjithnjë ka patur më shumë sukses me djemtë, për shkak të elegancës dhe sensualtetit që e karakterizon. Megjithatë kur bëhet fjalë për flirtet dhe dehjet në klub, të dyja motrat nxituan “të fajësonin” njëra-tjetrën.
Top Channel