Një 40 vjeçar u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e së martës në Lushnje. Besmir Hida po pinte kafe në lokal kur iu bë atentati. Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën që po pinte kafe në lokalin mbi supermarketin që kishte në pronësi.

Vrasja e Hidës dyshohet se ka lidhje  me zinxhirin e  larjes së hesapeve me grupeve rivale famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bares dhe Laert Haxhiut.  Policia është vënë në ndjekje të dy personave, por kanë gjetur vetëm një makinë të djegur në dalje të qytetit.

Pranë makinës Fiat me targa të vjedhura u gjetën 3 armë, ndër të cilët  2 kallashnikovë dhe një pistoletë, të cilat dyshohen se janë përdorur nga atentatorët.

Viktima është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat. Latifi njihej në Lushnjë si shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares. Për atë vrasje familjarët e viktimës akuzuan Laert Haxhiun dhe Oregest Bilbilin si autorë të vrasjes.  Mësohet se familjarët  e viktimës i kanë thënë policisë se dy javët e fundit  i kanë parë të lëvizin me makina luksoze Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, por sipas tyre nuk është marrë asnjë masë. Edhe për këtë ngjarje familjarët akuzojnë Laert Haxhiu dhe Oregest Bilbilin. Policia e Lushnjes ka shoqëruar familjarët e viktimës dhe po siguron pamjet filmike të kamerave të sigurisë të biznese dhe objekteve në atë zonë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA