Vetëhidhet nga kati i 4-t, gjen vdekjen 92-vjeçarja
30/09/2019 16:23
Një 92-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është dyshohet se në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga kati i 4-t i banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasja H. R., 92 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel