Tirana International Film Festival përfundoi edicionin e 17, duke i dhënë bufin e artë filmit “The Father “ të regjisorëve Petar Valchanov dhe Kristina Grozeva, një bashkëprodhim mes Bullgarisë dhe Greqisë.
Motivimi i jurisë ishte për kuptimin e thellë që ka autori për personazhet, i cili na çon t’i duam përmes buzëqeshjeve dhe lotëve.
Ndërsa pothuaj një çmim po aq i rëndësishëm shkoi për fillim e shkurtër më të mirë, i cili i atashohet sugjerimeve për OSCAR. Filmi fitues u përzgjodh “Tatto” nga Ferhat Delaram, i kinemasë iraniane.
Çmimi për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër i jepet historisë që përshkruan arrogancën e kotë të autoritetit banal dhe labirintin burokratik ku është përfshirë një grua, që jeton në një shoqëri patriarkale të kufizuar, ishte motivimi i jurisë për çmimin. Një prej anëtarëve të jurisë, Farnoosh Samadi, është anëtare e Akademisë OSCAR.
Çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për Ena Sendijarevic, me motivin për lehtësinë e papërballueshme që përshkruan pafajësinë e humbur të rinisë.
Skenari më I mirë ju dha regjisorëve nga Kosova Ismet Sijarina dhe Arjan Krasniqi, për filmin “Cold November” , për historinë e fuqishme që ndërthur në mënyrë të mrekullueshme frikërat personale me dinjitetin social.
Filmi më I mirë In Albanian u zgjodh “ In Between” nga Samir Karahoda po ashtu nga Kosova. Një përmendje speciale shkoi për filmin “Pranverë e
Paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi. Aktori Ndricim Xhepa e tërhoqi atë. Ndërsa çmimi i Audiencës ju dha filmit “Shpia e Agës”, nga regjisorja Lendita Zeqiraj. Filmi më i mirë u studentëve u zgjodh “Daughter” nga Daria Kashcheeva, Republika Ceke. Ndërsa çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për filmin “Fiancees” nga Julia Bünter, Zvicër.
Çifti i kineastëve iranianë Ali Asgar dhe Farnoosh Samadi morën një “Honorary Aëard” nga TIFF. Ky edicion u mbyll pas shfaqjes së 200 filmave, nga të cilët 93 ishin në garë zyrtare.
Jetona Koçibelli
Top Channel