Po ndodh! Justin dhe Hailey me avion privat për në dasmën e tyre

30/09/2019 16:40

Çdo gjë vazhdon të mbetet shumë private, por diçka është e sigurt, Justin dhe Hailey Bieber po martohen tani.

Çifti i famshëm u nis të shtunën me një avion privat për në Karolinën e Veriut, për të lidhur kurorë në një hotel super luksoz.

Këngëtari 25 vjeçar dhe modelja 22 vjeçare do të zhvillojnë një dasmë me familjen dhe miq të ngushtë.

Vetëm një ditë më parë, Justin postoi një foto në Instagram të avionit privat duke e lënë destinacionin surprizë.

Top Channel