Pas Turqisë Air Albania ka nisur zyrtarisht fluturimet drejt Italisë. Fluturimi i parë ishte në orën 5.50 minuta me destinacion Romën, kthimi nga kryeqyeti italian në 8,20 minuta.

Rreth mesditës radhen e pati Milano, aeroporti i mbërritjes Malpensa, ndërkohë destinacioni i tretë është Bologna. Drejtori i përgjithshëm i Air Albania Sinan Delek tha se ky është një moment historik për Shqipërinë.

“Migjeni që kemi parapa krahëve është i ri ka vetëm 3 vjet pra është shumë i ri dhe ka të dyja bordet dhe biznes dhe ekonomi. Ky avion do të fluturojë në tre destinacione Milano, Bolonja, Romë por gjithsesi është shumë sfiduese nga ana jonë që ne për një ditë ne kemi filluar tre destinacione të ndryshme.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por dhe atyre jashtë shqipërisë është një kompani që bagazhet I ka gradis dhe ushqim që shërbehet në avion. Me 69 euro dhe 59 euro në destinacionet përkatëse Milano, Bolonjë dhe Romë me një standartë të lartë, cilësi dhe brenda një cmimi shume të mirë. Besojmë që është standarti më I mirë në treg dhe besoj që është shumë premtuese për të gjithë tregun shqiptarë që të fluturojnë mirë dhe lirë”, tha ai,

Këtë vit flota e Air Albania pritet të zgjerohet me një tjetër avion, i cili do të përdoret për linjat europiane ndërkohë që avion më i madh do të futet për fluturimet drejt Amerikës.

Air Albania kompania ajrore ku aksioner është edhe shteti shqiptar nisi fluturimet zyrtare këtë vit. Qeveria shpreson që operimi i Air Albania me çmime konkurruese të lehtësojë koston e biletave ajrore me destinacion Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA