Një automjet tip Benz në të cilin udhëtonin katër të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqezimit të Patokut, në veri të vendit.

Si pasojë e aksidentit, dy prej personave që udhëtonin në Benz kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për ndihmë për në spitalin e Laçit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia.

Top Channel