30 shtatori është dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga autoriteti i mediave audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës AMA ka vendosur shtyrjen e këtij proçesi në një moment tjetër.

Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës realizohet digjitalizimi tërësor për 5 qarqe të vendit.

Më parë ky proçes ka përfunduar në Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë puna do të vazhdojë për mbylljen e transmetimeve analoge për qarqet e tjera. Sipas AMA-s deri tani janë rreth 2/3 e popullsisë që mbulojnë plotësisht me transmetime digjitale.

Proçesi i digjitalizimit të frekuencave televizive nisi në vitin 2007, ku Shqipëria që drejtohej nga qeveria e Sali Berishës, ratifikoi marrëveshjen e Gjenevës për digjitalizimin e frekuencave televizive. Në prill të 2012 Genc Pollo, Ministër për Inovacion në kabinetit, Berisha raportonte në komisionin e medias në lidhje STRATEGJINË DHE KALIMIN NGA TRANSMETIMET ANALOGE NË TRANSMETIME NUMERIKE, dhe marrëveshja ndërkombëtare nënshkruar për këtë proçes.

Pa ka kaluar një muaj, në 2 maj të 2012, qeveria Berisha do të miratonte pikërisht planin kombëtar të STRATEGJISË DHE KALIMIT NGA TRANSMETIMET ANALOGE NË TRANSMETIME NUMERIKE, që vendoste si datë për mbylljen e transmetimeve analaoge 17 qershorin e 2015.

Që prej 2012, procesi i digjitalizimit është shtyrë pafundësisht dhe pa argumenta të bazuara, Ndërkohë që Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që transmeton me sinjal analog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA