Arsenal e ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Mesut Ozil. Klubi anglez vendosi ta nxjerrë mesfushorin gjerman në merkaton e transferimeve të muajit janar.

Trajneri Unai Emery prej kohësh e ka nxjerrë Ozilin jashtë planeve të tij dhe për këtë arsye klubit londinez i duhet të gjejë një zgjidhje për këtë problem, madje s’duket se Arsenali është gati të humbasë para’ vetëm që ai të largohet nga skuadra.

Arsenali preferon ta largojë Ozilin në formën e huazimit dhe klubi që do ta kërkojë atë të pranojë të paguajë një pjesë të pagës së futbollistit të cilin Emeru e pati shumë të vështirë që ta përfshijë në skemat e tij. Gjatë këtij sezoni, Ozil është aktivizuar me Arsenalin në ndeshjen me Watfordin ku luajti për 71 minuta, ashtu sikurse edhe në përballjen e Kupës së Ligës me Nottingham Forest, ku edhe këtu luajti për 71 minuta dhe të mendosh që Ozil është futbollisti më i paguar i Arsenalt me një pagë prej rreth 400 mijë Eurosh në javë.

Nuk është hera e parë që Arsenali kërkon të gjejë një destinacion tjetër për Ozil, por ka dështuar në tentativat e tij dhe një prej arsyeve është se futbollisti nuk ka ndërmend të lërë Topçinjtë e Londrës.

Sa herë e pyesin Ozil në lidhje me këtë çështje duke u justifikuar me faktin se ai ka një kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA