Angli, dënohet shqiptari me patentë fallco, hiqej si rumun
30/09/2019 18:06
Një shpërndarës droge adoleshent me origjinë nga Shqipëria u kap nga policia angleze pasi po e drejtonte makinën në drejtim të gabuar.
Ai u përpoq t’i largohej policisë, por u kap me drogë në xhep dhe rreth 200 sterlina.
Policia i gjeti një patentë rumune me vete, por nuk dukej bindëse, edhe pse djali këmbëngulte që ishte rumuni në foto.
Vetëm pasi morën një përkthyes e kuptuan që ishte shqiptar dhe jo rumun, dhe që quhej Namik Hysa.
18-vjeçari u dënua me 18 muaj heqje lirie për ta vuajtur në një burg për të mitur.
Top Channel