Me t’u mbyllur raudni i dytë i aplikimeve me formularin A3, universitetet nisën përpunimin e të dhënave dhe po ngarkojnë në sistem renditjen e maturantëve për çdo program studimi. Ditëen e diel, pra më 29 shtator do të bëhen publike gjithë të dhënat në portalin U-Albania. Çdo nxënës I pajisur me ID-në e maturantit mund të hyjë në këndin e maturantit dhe të shikojë si është renditur për çdo program ppër të cilin ka aplikuar.
“Nga dita e hënë, pra më 30 shtator, do të nisë regjistrimi me 5 faza 48 orëshe pa ndalim. Procesi mbyllet në 9 tetor”, thotë Arjan Xhelaj nga Rrjeti Akademik Shqiptar.
Më pas do të këtë një raund tjetër aplikimi me formularin A4, por vlerësohet që brenda raundit te dytë të regjistrohen rreth 90 % e maturantëve.
“Aktualisht kanë aplikuar 8000 maturantë, për 18 mijë kuota të lira gjithsej. Këtu bëjnë pjesë maturantë që nuk arrtiën të regjistroheshin në raudnit e parë dhe ata që e mbyllen maturën me provimet e vjeshtës”, thotë Xhelaj.
Në raundin e parë aplikuan rreth 23 mijë maturantë. 15 mijë prej tyre u regjistruan.
Universiteti i Mjekësisë mbetet nga më të kërkuarit edhe për këtë raund.
“Ka mbi 1750 aplikime për 133 kuota të lira në këtë raund, që do të thotë që raporti është 1 me 10”, tregon Xhelaj.
Juli Ristani
Top Channel