Pas një divorci publik prindërit e Spider-man, kanë sheshuar dallimet. Studiot që qëndrojnë pas Spider-manit, janë pajtuar me Disneyn dhe Sony-n që kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për një film të tretë ku shfaqet heroi adoleshent, pas një ndasie shumë publike që u ndez një muaj më parë dhe që shkaktoi zemërim tek fansat.

Palët njoftuan se Marvel do të ketë sërish dorë në prodhimin e filmit të radhës dhe spider man do të shfaqet në një tjetër seri superheronjsh të kësaj të fundit. Në një deklaratë, studiot Marvel thanë se janë të entuziazmuar se udhëtimi i spider menit me ta do të vazhdojë.

Edhe pse Sony zotëron të drejtat për karakterin, studiot kishin arritur një marrëveshje në 2015 për të bashkëpunuar në filmat ku shfaqet spidermeni dhe se do ta lejonin atë të ndërveprojë me të tjerë pjesëtarë të universit kinematografik të Marvel.

Rezultatet ishin në të mirë të të dyja palëve me Sonin që prezantoi Spider-man – kthimi në shtëpi dhe Spider-man, larg shtëpisë dhe karakterin që u shfaq në disa filma të Marvelit, përfshirë edhe sagën Avengers.

Por në gusht, marrëdhënia u dëmtua me njoftimin se Marvel nuk do të mbikqyrte më prodhimin e filmave spider-man. Mosmarrëveshja shkaktoi zemërim mes fansave dhe në twitter u shfaq hashtagu SaveSpiderMan.

Spider-man; larg shtëpisë ka mbledhur më shumë se 1.1 miliardë dollarë arkëtime duke u bërë filmi i tretë më fitimprurës i 2019, pas Avengers Endgame dhe Mbretit Luan. Vetëm gjashtë filma këtë vit e kanë kaluar kufirin e një miliardë dollarëve fitime, me pesë prej tyre të lëshuar nga Disney.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA