Rikthehet te fitorja edhe Roma që mundi jo pa vështirësi Leccen në fushën e kësaj të fundit me reziultatin e ngushtë 1-0.

Ai që vendosi fatin në favor të verdhekuqve ishte Edin Dzeko me golin e shënuar në fillimin e pjesës së dytë. Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i sfidës, Roma kishte shansin më të mirë për të dyfishuar rezultatin me 11 metërsh, por portieri i Lecces e priti gjuajtjen e Kolarov.

Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se Roma mori 3 pikët që e mbajnë atë shumë pranë Napolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA