Disa mijëra të rinj janë mbledhur në Paris për edicionin e 21 të paradës tekno, ku muzika ‘house’ dhe ‘techno’ do të kumbojë për gjatë gjithë ditës, drejtuar nga dj të armatosur me sisteme të sofistikuara zanore.
Edicioni i këtij viti i është dedikuar Stivit, studentit që humbi jetën në Nantë pas një ndërhyrjeje të polemizuar të policisë gjatë festivalit të muzikës që mbahet çdo vit në Francë, më 21 qershor.
“Unë e kam krijuar këtë paradë techno për të mundësuar që muzika elektronike të pushtojë qytetin. Do të thoja që ia kemi dalë, sepse parada techno sot është një event masiv”-tha Jack Lang, krijuesi i pardës tekno .
Parada është një event i përvitshëm, që i dedikohet muzikës dhe kulturës elektronike. Parada e 21 mblodhi sipas organizatorëve rreth 300 mijë pjesmarrës, nga të gjitha rajonet e Francës por edhe nga Italia.
Në paradë merrnin pjesë edhe personazhe të njohura të botës së muzikës ndërsa ata që mbanin në këmbë festën ishin rreth 200 dj që e mbushën Parisin me ritmet e muzikës house, trance apo Drum’n’Bass.
Top Channel