Ka përfunduar derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ishin “Demat e Kuq” ata që u fituan këtë derbi me rezultatin 2-1.
Edhe pse në pjesën e parë po dominonte Tirana, Partizani arriti të shënonte dy herë, me anë të Cordeiro dhe Solomon.
Tirana pësoi dy gola për 5 minuta. Në minutën e 28 një gabim i mbrojtjes së Tiranës duke bërë që braziliani Cordeiro të shënonte. Pastaj në minutën e 33 Solomon shënon një super gol pas një krosimi nga krahu i djathtë.
Në pjesën e dytë Partizani bën një lëshim në lojë dhe Tirana provon disa herë por pa arritur të konkretizojë në gol. Pas një rrëmuje në minutën e 79 në zonë është Hasani që çoi topin në rrjetë duke ngushtuar rezultatin në 1-2.
Në 10 minutat e fundit dhe në 5 minuta shtesë Tirana ishte e paqartë për të shënuar golin e barazimit.
Në fotot e mëposhtme gjeni festën e “Demave të Kuq” me tifozerinë e tyre.
Top Channel