Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetase.

Por ky nuk është rasti parë për të pasi policia zbuloi se ky shtetas është autor edhe i “Vjedhjes me dhunë” të varëses së floririt të shtetasit A. H., ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2019 në rrugën “Sytki Çiço”.

Njoftimi

Nga Komisariati i Policisë Nr.4 u bë ndalimi për veprën penale “Vjedhje me dhunë “, i shtetasit:

– E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 25 shtator 2019, në rrugën e “Dibrës”, ky shtetas i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases M. P. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i “Vjedhjes me dhunë” të varëses së floririt të shtetasit A. H., ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2019 në rrugën “Sytki Çiço”.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjqësor Tiranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA