Studiuesit: Afërdita ka qenë e banueshme, efekti serë ‘helmoi’ planetin duke e kthyer atë në ‘ferr’

28/09/2019 00:57

Studiuesit mendojnë se Venusi, apo Afërdita siç njihet ndryshe planeti i dytë më pranë Diellit, mund të ketë pasur përpara 3 miliardë vjetësh kushte të ngjashme me Tokën, çka do ta bënte atë të banueshëm.

Por një lloj efekti serë sipas tyre mund të ketë krijuar kushtet për një “helmim” të planetit, deri në shndërrimin në ferrin që është sot. Venusi është fqinji më i afërt i Tokës, dhe ka madhësi e masë të ngjashme me planetin tonë, por nuk ka qenë kurrë në listë për ekspedita ndërplanetare e nuk është konsideruar asnjëherë si një pretendent për kushte të jetës jashtëtokësore.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë: temperatura atje shkon në gati 462 gradë Celsius. Pavarësisht kësaj, hulumtimet tregojnë se një klimë e butë ndërmjet 20 dhe 50 gradë Celsius, ndoshta ka qenë e mundur në sipërfaqen e planetit në një pjesë të historisë së tij.

Një ngjarje e panjohur ose një seri ngjarjesh mund të ketë çuar në “një çlirim të tmerrshëm gazesh” i cili ka shkaktuar në lloj efekti serë dramatik, dhe rritjen e jashtëzakonshme të temperaturave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA