
23/02 22:38
Me tri ndeshje në Drenas, Podujevë e Mitrovicë, sot hapet xhiroja e shtatë e Ipko Superligës.
Lideri i ri i klasifikimit, Feronikeli, do të luajë për fitoren e radhës teksa në shtëpi pret Ferizajin.
Për trepikëshin e radhës do të luftojë edhe Llapi, që luan në “Zahir Pajaziti” kundër Dukagjinit të Klinës, i cili nuk ka realizuar ende asnjë gol në elitë.
Ndërkohë, dueli tjetër zhvillohet mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit në “Riza Lushta”.
Top Channel