“Më jep një antibiotik se jam ftohur!”
Kjo është një shprehje që hasim shpesh nëpër ambientet e qendrave shëndetësore, klinika private, spitale, klinika dentare apo farmaci.
Pikërisht kjo shprehje, në pamje të parë e padëmshme, është kthyer në një problem global kohët e fundit.
Jo shprehja në vetvete, por ajo çka vjen më pas ka bërë që OBSH-ja të ngrejë sirenat e alarmit.
Statistikat në Europë tregojnë se ndodhin rreth 25 mijë vdekje në vit si pasojë e infeksioneve spitalore nga rezistenca bakteriale dhe deri në 2050-ën, ekspertet llogarisin përafërsisht rreth 10 milionë vdekje në vit në të gjithë globin.
Çfarë është antibiotiko-rezistenca dhe cilët janë shkaktarët e saj?
Si përshkruhen antibiotikët në vendin tonë?
Sa abuzohet me përshkrimin dhe përdorimin e tyre?
A ka strategji efikase për të parandaluar përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikeve në Shqipëri?
A jemi të varur nga antibiotikët, apo ka alternativa të shëndetshme që mund të përdorim?
Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:00 në Top Channel!
Top Channel